Ministria e Shëndetësisë (MSH) përmes një njoftimi ka ëbrë me dije se nuk mjafton nëse keni marrë vetëm njërën dozë të vaksinimit dhe nuk jeni vaksinuar plotësisht.
“Niveli maksimal i mbrojtjes arrihet vetëm nëse i merrni të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
“Kudo në Kosovë, ju tani mund të merrni edhe dozën përforcuese dhe dozën e tretë”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/