DYLON

Në Kirurgjinë Plastike po bëhen operacionet e para për rikonstruktimin e gjirit

Në Kirurgjinë Plastike po bëhen operacionet e para për rikonstruktimin e gjirit
Avatar photo Redaksia

Në Kirurgjinë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po bëhen operacionet e para për rikonstruktimin e gjirit, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas programit operativ, për tri ditë do të operohen 6 gra.

EkoHigjiena

Gjatë tetorit, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, në Kirurgjinë Plastike kanë filluar kontrollat mjekësore të grave, që janë operuar nga kanceri i gjirit.

Ndërkaq, një muaj më vonë, bashkë me kirurgët plastikë, Erik Vogelenzang, përfaqësues i një kompanie gjermane, që i ka dhuruar QKUK-së donacionin me protezat e gjirit dhe udhëheqës i projektit për mbështetjen e grave me kancer në nivel global, ka bërë matjen e ekspanderëve indorë dhe implanteve të duhura te gratë që ishte planifikuar të operohen,  njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.