Në Prishtinë po mbahet punëtoria dy ditore për vlerësimin, rishikimin dhe amendamentin e planit vjetor të punës të Strategjisë Kombëtare Kundër Trafikimit me Njerëz 2015-2019.
Kjo punëtori u hap nga udhëheqësi i Sekretariatit të Strategjive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Naim Muja.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Milan Radojevic, i cili njëherazi është edhe koordinator kombëtar i Strategjisë Kombëtare Kundër Trafikimit me Njerëz, theksoi se trafikimi me njerëz është një temë shumë e rëndësishme.
“Luftimi i trafikimit me qenie njerëzorë është një sfide globale, ku edhe Kosova nuk bëmë përjashtim. Duhet të kemi bashkëpunim me të gjithë grupin, me qëllim që të ketë rezultat dhe t ketë trajtim më të mire për viktimat e trafikimit”, tha zëvendësministri Radojevic, me ç’rast falënderoi OSBE-në mbështetje të vazhdueshme kësaj Strategjie.
Gjithashtu, z. Radojevic theksoi përkushtimin e tij që së bashku me të gjithë partnerët të bëhet përpjekje maksimale në parandalimin, trajtimin dhe në strehimin e viktimave të trafikimit.
Ndërsa Vesna Vujovic nga misioni i OSBE-së tha se Kosova mbetet një vend i origjinës dhe transiti i viktimave të trafikimit.
“Deri më tani janë identifikuar 32 viktima, që mbetet një numër i madh për një vend si Kosova”, tha ajo, duke bërë të ditur se OSBE mbetet e përkushtuar për të vazhduar mbështetjen për MPB-në dhe Sekretariatin e strategjive në veçanti.
Kjo punëtori është mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë.