U bënë tri ditë kur dy pjesëtaret policisë së Kosovës Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena, janë zhdukur në magjistralen Kaçanik –Hani Elezit, ku sipas informacioneve,me veturë zyrtare të policisë kanë rënë nga një lartësi në rrjedhën e lumit Lepenc.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka thenë se është një rast i rëndë kur ende nuk është arritur të zbulohen detajet rreth rastit të dy policëve që ishin në shërbim të sigurisë së Kosovës. “Mbetemi me shpresë që sot në ditë e tretë ekipet efikase të policisë së Kosovës, FSK-ja dhe ekipe të KFOR-it të arrijnë gjetjen e dy pjesëtarëve të policies”.
“Besoj fuqishëm se organet shtetërore të Kosovës do t’i dalin në krye kësaj tragjedie. Rast i rëndë për institucionet e Kosovës por edhe për familjarët e tyre. MPB-ja do të bëjë çka është e mundur për zbardhjen dhe gjetjen e dy pjesëtarëve të policisë së Kosovës”, ka thënë zëvendësministri Zeka.