Policia e Kosovës, stacioni policor në Gjilan, është njoftuar për një rast “Aksident Trafiku me lëndime”, që ka ndodhur në rrugën “Hasan Remniku”, në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, duke folur për rastin, ka bërë me dije se nga hetimet në vendin e ngjarjes besohet se deri te aksidenti të ketë ardhur kur motoçikleta e markës Piaggio Hexagon drejtuar nga vozitësi, shqiptar shtetas i Kosovës, ka humbur kontrollin dhe përplaset në automjetin e parkuar, të markës VW LT35.
Zëdhënësi Hashani ka bërë me dije se me këtë rast lëndime trupore pëson drejtuesi i motoçikletës. Rasti i referohet në Gjykatë.