Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti sot do të jetë me vranësira të mesme dhe të ulëta që krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Shtrirja e reshjeve nuk do të jetë e ngjashme në të gjithë territorin, por sasitë do të jenë mesatare deri të larta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 21-25 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nda verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë. /2LONLINE/