Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot i ngjashëm me ditën e martë, kryesisht i vranët, por edhe me intervale të shkurta me diell.
Pritet të ketë rritje të lehta të temperaturave të mesditës.
Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19 deri në 21 gradë Celsius.
Gjatë dy ditëve të ardhshme, parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s, njofton IHMK. /2LONLINE/