Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.
“Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, si rezultat i këtyre aktiviteteve meteorologjike”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /2LONLINE/