Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së sotme, parashihet të ketë reshje me intensitet më të lartë. Ato parashihen në pjesën veriperëndimore të vendit, ndërsa në pjesët tjera do të kenë më pak reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. /2LONLINE/