Gjatë këtyre ditëve sipas parashikimit do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Të premten parashihet rënie të përkohshme të presionit atmosferik dhe vranësira të dendura të cilat vende–vende parashihen të sjellin reshje afatshkurta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.