Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së sotme do të mbaj mot me diell dhe vranësira.
Do të mbajë mot kryesisht i vranët, përjashtim bëjnë disa zona ku mund të ketë ndonjë rigë e dobët shiu, apo fjollë e dobët bore. Parashihen intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s. /2LONLINE/