DYLON

Alban Hyseni në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës: Përkujtuam një nga ditët më të rëndësishme të kombit tonë!

Alban Hyseni në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës: Përkujtuam një nga ditët më të rëndësishme të kombit tonë!
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marr pjesë në takimin e organizuar me rastin e 578-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, nën përkujdesjen e Bashkisë së Lezhës dhe Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.

Kryetari Hyseni ka thënë se përkujtuam një nga ditët më të rëndësishme të kombit tonë.

EkoHigjiena

 “Përkujtuam sot një nga ditët më të rëndësishme të kombit tonë, Besëlidhjen e Lezhës. U mblodhëm së bashku, të gjithë kryetarët e bashkive dhe komunave të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Vizituam dhe nderuam Memorialin e Skënderbeut dhe ritheksuam njëzëri rëndësinë e bashkimit për të mirën e përbashkët.

Falënderoj organizatorët e eventit për mikpritjen. Kjo, është një ditë bashkimi dhe reflektimi mbi kujtesën e ngjarjeve historike të kombit tonë”, ka thënë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.