DYLON

Rahimaj: Ngjarjet sikurse Besëlidhja e Lezhës janë sinonim i bashkimit e rezistencës

Rahimaj: Ngjarjet sikurse Besëlidhja e Lezhës janë sinonim i bashkimit e rezistencës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka marrë pjesë në manifestimin për përkujtimin e Besëlidhjes së Lezhës.

I pari i komunës ka thënë se ngjarjet sikurse kjo janë sinonim i bashkimit e rezistencës.

EkoHigjiena

“Sot bashkë me kryetarët e bashkive dhe komunave të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, përkujtuam njërën nga datat më me rendësi në historinë tonë, atë të Besëlidhjes së Lezhës.

Është me rëndësi që ngjarjet historike si kjo e sotmja, që është edhe sinonim i bashkimit e rezistencës, të jetë edhe motiv i rritjes së bashkëpunimit mes nesh, e i intensifikimit të punës për të mirën e përbashkët”, ka thënë Rahimaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.