Në dy ditët e para të javës rrymat e ngrohta të ajrit nga Mesdheu do të shkaktojnë ngritjen e temperaturave mbi vlera mesatare.
Nga e mërkura vendi ynë ndodhet ndërmjet masave të ngrohta dhe atyre të ftohta nga veriu i kontinentit, kështu që reshjet e shiut, gjatë orëve të vona të natës, mund të përzien me borë edhe në vise të ulëta kryesisht nga rrafshi i Kosovës.
Temperaturat e ajrit nga dita e mërkurë zbresin përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Vlerat ditore të cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, ndërsa ditën e martë do të zbresin edhe në të mira.
Kohëpaskohe, kryesisht orëve të mbrëmjes vlerat në çast do të rriten edhe në të pashëndetshme.
10.02 – Butë. Në mëngjes kryesisht kthjellët. Ditën vranësira do të shtohen. Natën më vonë mundësi për reshje lokale shiu.
11.02 – Butë, me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, e në vise kodrinoro-malore borë.
12.02 – Kryesisht me vranësira. Ditën dhe në mbrëmje me shi, e në vise kodrinoro-malore borë. Në mbrëmje vonë mundësi për reshje të përziera shiu dhe bore.
13.02-14.02 – Ditën e enjte, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Të premten kryesisht me vranësira, pasdite dhe në mbrëmje reshje shiu, që më vonë mund të përzien edhe me reshje bore.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -1C deri në 5C, e maksimalet nga 7C deri në 14C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 6-13m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet ndërmjet vlerave normale dhe atyre të larta.