Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të arrijnë deri në 12 gradë celsius.
Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /2LONLINE/