Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare. /2LONLINE/