Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.