Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovë, deri të premten do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellë me shi dhe intervale me diell. Shi parashihet të bie sot, për të vazhduar sërish të premten.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s. Indeksi UV do të jetë në vlera mesatare. Kushtet biometeorologjike paraqiten të mira, sikurse edhe cilësia e ajrit e cila mbetet në vlerat e shëndetshme për shkak të prezencës aktive të parametrave meteorologjik”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.