• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Sport
  3. Kosova e gatshëm për miqësoren kundër San Marinos
Sport

Kosova e gatshëm për miqësoren kundër San Marinos

by Redaksia 2LONLINE 1 Qershor, 2021 2 min read
 Kosova e gatshëm për miqësoren kundër San Marinos

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para miqësores së parë kundër San Marinos, e cila zhvillohet sot në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në  Prishtinë.

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, në konferencën para kësaj ndeshjeje, ka thënë se miqësorja kundër San Marinos është e mirëseardhur, pasi do të ketë mundësi t’i shohë disa futbollistë të rinj. Ai u shpreh i kënaqur me punën dhe formën e djemve gjatë katër ditëve të kaluara, ndonëse secili prej tyre vjen në këtë grumbullim pas një sezoni të gjatë e të ngarkuar me ndeshje.

Challandes theksoi se Kosova nuk e ka mundësinë që të zgjedhë gjithmonë atë që dëshiron, por vendosi për dy kundërshtarë më të lehtë  për këto miqësore (San Marinon dhe Maltën) edhe për faktin se në mars luajtën me dy skuadra shumë të forta si Spanja e Suedia.

Ndërkaq, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka thënë se miqësorja me San Marinon do t’u shërbejë lojtarëve të rinj për t’u dëshmuar.

“Miqësorja kundër San Marinos na shërben për grupin dhe për lojtarët e rinj. Jam i gatshëm për këto ndeshje, pas një mungese të gjatë shkaku i disa lëndimeve që pata. Kemi punuar këto ditë dhe besoj se do të paraqitemi mirë”, ka thënë Rrahmani.

Miqësorja luhet sot, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tags: futboll Kombëtarja e Kosovës miqësoren San Marinos sport
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Mbahet tryezë diskutimi me temën “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës

27 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, uroi me rastin e gradimit Gjeneral

27 Maj, 2022
Info+

Një nismë, një ide brilante e vullnetarëve të Kryqit të Kuq në

27 Maj, 2022
Art/Kult

Të shtunën në Gjilan, “Full Night Culture”

27 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Vendi i dytë dhe i tretë, sukses apo mossukses i skuadrave gjilanase të futbollit?!

27 Maj, 2022

Faleminderit Komuna ime!

27 Maj, 2022

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së Kosovës

21 Maj, 2022

FC Drita nuk e lëshon kapitenit, kontratë e re trevjeçare me të

16 Maj, 2022

Gjilani u mundua, por jo mjaftueshëm për t’i ndalë pikët në shtëpi

15 Maj, 2022

Minutat shtesë ia sollën fitoren Dritës

15 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com