Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të klasifikuar si “vrasje në tentativë”, që sëhtë regjistruar në Viti.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, një mashkull dhe në femër kosovare”, thuhet në raportin e policisë.
Është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri: një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me gas.
Me vendim të prokurorit i dyshuari ndalet për 48 orë në mbajtje. /2LONLINE.com/