Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije për nj rast të lëndimit trupor që është regjistruar në Pasjan të Komunës së Parteshit.
Ankuesi, serb- shtetas i Kosovës, i ka raportuar policisë së Kosovës se deri sa ishte në një kafiteri pas një mosmarrëveshje që ka pasur me të dyshuarin po ashtu serb shtetas i Kosovës, i njëjti e ka sulmuar fizikisht ku i shkakton lëndime trupore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti procedohet në Gjykatë në procedure te rregullt.