Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Kamenicë, është arrestuar i dyshuari, mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje rreth punimit të orendive të një kuzhine e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar.
I lënduari, si pasojë e lëndimeve trupore ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.