Sipas ekspertëve pediatër, por edhe nga statistikat gjyqësore, nuk duhet të jesh patjetër prind i dhunshëm për të shkaktuar një dëm të tillë të pariparueshëm.
Në shumicën e rasteve humbja e kontrollit për të pushuar një të qarë të zgjatur, shkakton reagimin e prindit, që për ta qetësuar të porsalindurin e përkund më fort. Por ja që kjo mund të jetë fatale për një krijesë aq të vogël dhe delikate.
Shumica e rasteve të verifikuara përkon me periudhën nga 2 javë jetë deri në gjashtë muajsh për beben, periudhë kjo e intensitetit maksimal të të qarave, por dhe moshë që bebja nuk ka ende kontrollin e muskujve të kokës dhe ka një strukturë kockore mjaft të brishtë.
Dhe në rastin kur një fëmijë tundet me forcë apo shkundet, truri lëviz lirisht brenda kafkës, duke provokuar gjakrrjedhje të indeve, si pasojë traumë dhe dëme neurologjike, si problem me të kuptuarit apo të nxënit, të gjuhës, paaftësi fizike, apo probleme të rënda me shikimin apo verbim.
Sipas mjekëve pediatër, mjaftojnë 3-4 shkundje në sekondë për maksimumi 20 sekonda kohëzgjatje.
Nga statistikat rezulton se kur verifikohen këto shkundje, vetëm në 15% të rasteve nuk ka dëme të përhershme në shëndetin e fëmijës, ndërsa ¼ e rasteve përfundon në gjendje kome apo vdekje.