Ka shumë njerëz që e pijnë kafenë me stomakun bosh, gjë që sipas ekspertëve është një gabim i madh. Të dhënat shkencore tregojnë se pirja e një filxhani kafeje me stomak bosh i shkakton organizmit një dëm të konsiderueshëm.
Kur stomaku është bosh, kafeja çliron acid hidroklorik që rrugëton në të gjithë sistemin tretës.Ky acid është i papranueshëm dhe agresiv për stomakun. Kafeja është e rëndë për stomakun dhe shkakton vështirësi në tretje.
Kur këto të fundit nuk treten dhe shpërbëhen siç duhet në sistemin tretës, i çelin rrugën shumë problemeve të tjera shëndetësore. Këto probleme janë: irritimi i mukozës në stomak, fryrje, inflamacion të zorrëve madje edhe shtim i qelizave të dëmshme në aparatin tretës.
Për të gjitha këto arsye, ekspertët e ngulin këmbë që kafeja nuk duhet pirë me stomakun bosh. Ata thonë se ngrënia e mëngjesit është shumë e rëndësishme për njeriun dhe organet e trupit.
Për më tepër, ekspertët sqarojnë se kafeja në mëngjes me stomak bosh rrit nivelet e kortizolit me shpejtësi.Më pas, organizmi ka nevojë për më shumë kohë që të kthehet në gjendjen normale.
Ekspertët thonë se periudha më e mirë për të pirë kafenë është rreth një orë pas zgjimit.