Në art nuk mund të ketë saktësi dhe gjithherë rezultati nuk mund të pritet i saktë. Arti është vlerësim subjektiv e më pak objektiv. Që disa ditë po ngrihet pluhur rreth logos së përzgjedhur të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Shkruan: Ilir Muharremi
Është kjo logoja e piktorit Sali Musliu e dizajnuar nga vet ai dhe ka ngjallur mjaftë kritika dhe reagime. Kush e kritikon, dizajnerët, artistët? Normal që dizajnerët qohen kundër sepse vet ata janë pjesë e konkursit dhe logot e tyre nuk janë vlerësuar si logoja fituese.
Sa marrin vesh ata nga dizajni? Secili në mënyrë të vet gjykon e sa ja qëllon këtë koha e dëshmon. Të gjithë kanë të drejtë ta gjykojnë, por jo në forma tendencioze të ngulin këmbë si gomari në baltë. Këta “artist” kundërshtarë kërkojnë rezultate matematikore në logon fituese.
Mos harroni arti është art dhe mund të prezantohet edhe më ndryshe. Cilat parime janë ndjekur te kjo logo? Vet autori e pohon se janë ndjekur parimet e Bauhaus-it. Nuk është logo e ngarkuar, është e minimaliste, në të ka pak, thjeshtësi, natyralitet, por domethënie.
Gjashtë yje moderne, të cilat i gjejmë edhe në flamurin tonë. Një top i konstruktuar me kimik më shumë ngjanë me vizatim. Është një katrorë i mesëm i cili simbolizon hartën e Kosovës. Kurse katrorët anash kanë domethënien për të kaluarën tonë. Cila e kaluar? Futbolli zhvillohej nëpër fusha e livadhe dhe kalon deri te yjet e sotme. Ato fusha tamam përshtaten me vizatimin Musliut të pa sakta, me vija jashtë kontureve. Përfundi me font të thjeshtë shkruan Federata e Futbollit e Kosovës. Është pedante, modeste, me shumë kuptime, e thellë.
Të klikosh në internet për logot e futbollit të gjitha janë të thjeshta dhe janë munduar t’i ikin shumë efekteve kompjuterike. Logoja fituese është shumë unike dhe nuk ngjanë me asnjë logo në internet. Tashmë në botë kërkohet thjeshtësia dhe kuptimi. Pra, arti i konceptit e jo arti i estetikës.
Pa të keq, por i shikova një numër të logove konkurruese ishin më shumë të fokusuara në estetikë, detaje, dhe krejt kompjuter. Arti i stom është ngopë nga ekzagjerimi dhe patetika, ka nevojë për thjeshtësi “naive”.
Ndoshta një këshillë mund të jetë në këtë logo: do të ishte mirë t’i kishte edhe dy gjuhë të tjera: Angleze dhe Serbokroate sepse jemi shtet multietnik.
Autori është kritik arti