DYLON

Ministri Hamza ka pritur në takim ambasadorin O’Connell

Ministri Hamza ka pritur në takim ambasadorin O’Connell
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ruairi O’Connell, me të cilin diskutuan për të arriturat gjatë këtij gjashtëmujori të parë në fushën e financave publike.

Me këtë rast, Ministri Hamza duke falënderuar ambasadorin O’Connell dhe shtetin Britanik, si partner strategjik i Kosovës, për ndihmën që vazhdon të jep për Kosovën, ai gjithashtu e njoftoi atë për progresin dhe të arriturat në Ministrinë e Financave, për trendin pozitiv të të hyrave dhe nivelin e shpenzimeve buxhetore, Buxhetin e shtetit gjatë këtij gjashtëmujori, si dhe për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi.

Ndërsa, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, shprehi gatishmërinë e shtetit britanik për vazhdimin e mbështetjes dhe bashkëpunimin me Kosovën në realizimin e planeve strategjike në fushën e financave.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.