“Tradhtarët të mos kalojnë pran varreve të dëshmorëve, sepse dheu i tyre nuk duron të qenmen e tyre mbi faqen e tokës” – Sami Frashëri
Shkruan: Izmi Zeka
Lëreni Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të qetë, luftëtarët e saj se një ditë do t’u mallkoj historia por edhe vetë gjeneratat që vijnë. Shpejtë e harruat të djeshmen, dhunën, terrorin, shtypjen dhe barbarinë serbe. E harruat gjakun e 20000 të rënëve në luftën e fundit. Harruat nënat që mbetën pa djemtë e tyre, harruat fëmijët që mbetën pa baballarët e tyre, harruat gratë që mbetën pa jetët e tyre e çka nuk harruat.
Mos i detyroni luftëtarët të iu mallkojnë me gjakun e tyre sepse mallkimi i tyre nuk do të iu lë të qetë për jetë të jetëve as në varret tuaja. Mos harroni vuajtjet e djalërisë kosovare nëpër burgjet e Serbisë, shëndetin e tyre që e lanë vetëm për ju që sot kikirisni pa fije turpi Mos e harroni vrasjen në pabesi të Avni Rrustemit, Bajram Currit, Azem Bejtës , Hasan Prishtinës e shume figurave që dhanë më të shtrenjtën jetën e tyre për një ideal e që ishte çlirimi i tokave arbërore.
Mos harroni as Emin Durakun që vdiq për një Shqipëri as edhe Qemal Stafen djalërinë shqiptare për një Shqipëri të bashkuar.
Lëreni bijtë e atyre që e shtypën atdheun e që sot sorollaten nëpër Kosovën e lire dhe e shesin për pesa para. Lëreni edhe Veton Surroin i cili ishte rritur në hambarët e një pushteti të egër e që sot vjell vrerë mbi luftëtarët e UCK-së.
Mos u merrni as me Jusuf Buxhovin i cili shtrembëron historinë më të re të Kosovës. Ikni prej sojit të shqipfolësve të djeshëm që shkatërruan qenien shqiptare veç për një gotë reaki Ikni edhe prej atyre që ishin shërbëtor denbabaden të të huajve. Ruajuni nga pinjollët e tyre sepse tradhtinë e kanë në gjenin e tyre.
Mos lëndoni gjakun e Molla Idriz Gjilanit, vrasjet e Rexhep Malës e Nuhi Berishës as edhe të ideologëve Afrim Zhitia, Fahri Fazliu e Fadil Vata. Lëreni të qetë familjen lapidar të Fehmiut e Xhevës përndryshe mallkimi do të bie mbi ju …
Kosova vendi ku jeton e djeshmja e dhimbshme me të sotmen krenare. Mos e lëndoni familjen Jasharaj, mos prekni në shenjtërinë e fund shekullit XX. Fundja do të mbeteni vetëm dhimbje për kohën dhe assesi tjetër.