Qeverisja komunale në Gjilan po vazhdon për formimin e këshillave lokale edhe pse kjo qeverisje asnjëherë nuk ka raportuar se çka, e çfarë rezultate kanë mbërri këto këshilla! Dhe, sot Komiteti për Politikë e Financa i paska rekomanduar për kuvend, që ky komision të vazhdojë punën, për formimin e këshillave.
Nuhi NUHIU
Në bazë të të dhënave nga terreni, këto këshilla janë formuar, vetëm për të thënë se qeveria komunale po punon. Kësaj i thonë “Nëse ke nge’ – shti rruza në pe”. Do të thotë të gjitha premtimet e fushatës i kanë realizuar,vetëm edhe këshillat u kanë mbetur mangu, edhe pse ky nuk ka qenë premtim i fushatës, por po iu duket i lehtë për tu realizuar.
Ka raste kur gjatë mbajtjes së zgjedhjeve dhe votimit të kryetarit e këshillit, aq shumë eskaloi situata në vendvotime sa qytetarët mendoni se kryetari i këshillit është me pagë mujore. Po pse e bënë një lojë të tillë pushteti dhe pse nuk tregojnë të vërtetën?!
Por, ata heshtnin si komision, nuk iu treguan kandidatëve se kjo është punë vullnetare. Dhe tani ai kryetar i këshillit dhe anëtarët as që merren me çështjet e lokalitetit.
A pyetën për shpenzimet në lokalitet edhe kur kanë reaguar për investime jocilësore, as që janë marrë në konsideratë reagimet e tyre?!
Prandaj, shtohet pyetja çka fituan lokalitet me këto këshilla? Përçarje, sharje mosmarrëveshje, e shumëçka tjetër, pos asaj që kemi dobi!
Derisa nuk do të ketë edhe një nivel të udhëheqjes, si Bashki Lokale, mos të behën eksperimente me qytetarë. Çka është mjaftë, mjaftë!
Kaluan 17 vite me lloj-lloj eksperimenti, nga kurrikulat, privatizimi, shkatërrimi, tani edhe përçarjet për zgjedhje të këshillave.
Ky vazhdimin i kësaj maskarade, është e mirë për komisionin, me mëditjet nga buxheti i taksapaguesv, dhe pastaj, “Këmbët e arushës”, këshillave.
Iku koha e punëve dhe aksioneve vullnetare. Këta kryetar të këshillave kanë familje, kanë nevoja tjera jetike. Informoni të gjithë kryetarët anëtarët e këshillave se s’ka pagë dhe kjo punë është aktivitet vullnetar!
Mos i maltretoni qytetarët!