Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka prezantuar para nënkryetarëve të komunave të Kosovës realizimin e buxhetimit me pjesëmarrje, i organizuar nga aktiviteti i USAID-it.
Morina Bunjaku, tregoi se kanë realizuar buxhetimin me pjesëmarrje përgjatë dy javëve.
Sipas saj me një periudhë ndërmjet marrjes së propozimeve dhe votimeve për projekte, prej katërmbëdhjetë ditëve sa zgjati verifikimi i tyre në drejtoritë përkatëse, nga data 3 deri në ditën e 22-të muaji qershor ishte muaji i buxhetimit me pjesëmarrje në Komunën e Gjilanit.
Nënkryetarja e Gjilanit, tregoi se ishin 359 pjesëmarrës si qytetarë aktiv dhe të përfshirë në proceset vendimmarrëse, nga katër lokalitete: Malishevë, Livoç i Ulët, Kravaricë, Velekincë dhe tri grupe të komuniteteve jo shumicë: komuniteti turk, serb dhe rom, morën pjesë dhe vendosën për projektet që Komuna e Gjilanit do t’i realizoj gjatë vitit 2025, për ta.
“Parqe, ndriçim publik, rrugë, një terren sportiv dhe një sallë sporti ishin kërkesat që kemi marr nga vendimmarrja e drejtpërdrejtë lokale”, tha Morina Bunjaku.
Kjo punëtori u organizua në kuadër të mbështetjes së aktivitetit të USAID-it Kontrata Sociale në bashkëpunim me AKK-në, MAPL-në dhe komunat partnere. /2LONLINE/