Autoritetet policore kanë bërë me dije se, sot zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në rrugën “Tringë Ismajli”, në Prishtinë, një qytetar V.Ramadani, ia ka dorëzuar një portofol (që e kishte gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale.
Menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.
“Duke çmuar këtë gjest human, falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/