DYLON

Brenda 24 orëve të fundit: Nëntë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale

Brenda 24 orëve të fundit: Nëntë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Vrasja në tentativë’’, ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’. /2LONLINE/