Federata e Futbollit e Çekisë, ka marrë të gjitha masat që në ndeshjen kundër Kosovës të mos ketë asnjë incident.
Duke qenë se fitorja eventuale do ta kualifikonte Çekinë në kampionatin evropian Euro 2020, zyrtarët e kësaj federate nuk duan që ndonjë incident eventual të ndikojë në rezultatin e ndeshjes.
Ata janë fokusuar, veçanërisht te tifozët ultra, që të mos lejojnë grupacione, të cilët mund t’ishin shkaktarë potencialë të ndonjë problem.
“Nuk duam të lejojmë asnjë mesazh politik te tifozët. Sidomos ato që janë kundër pavarësisë së Kosovës”, ka thënë një zyrtar i federatës për agjencionin e lajmeve LN.
Ndeshja Çeki – Kosovë, do të zhvillohet më 14 nëntor në Plzen.