Tifozët e Ballkanit, “Xhebrailat” janë mobilizuar në maksimum për ndeshjen me FC Prishtinën. Qytetarë të shumtë të Suharekës pritet që të vijnë të shtunën në Prishtinë për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës.
Tashmë mobilizimi në këtë qytet është në maksimum derisa në dyer të kafiterive janë bërë paralajmërime për ndeshjen në fjalë.
Prishtina – Ballkani luhet të shtunën duke filluar nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja ekipet që në këtë edicion po luftojnë për titullin kampion.
Ballkani momentalisht i prinë renditjes me 40 pikë të tubuara, kurse Prishtina ndodhet e treta me 37 pikë.