Ka përfunduar restaurimi i kullës së Xhelë Hajdinit, e cila ndodhet në një peizazh të mrekullueshëm natyror, në fshatin Terziaj në Gjilan, bënë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
E ndërtuar në vitin 1947, kjo kullë dykatëshe ka pasur funksion të banimit. Është e ndërtuar me gur dhe dru, edhe tash pas restaurimit ka ruajtur konstruksion e mëhershëm të saj.
Restaurimi do të vazhdojë edhe në dy shtëpi të tjera të familjes Hajdini, që janë plot vlera arkitekturore dhe dëshmi të së kaluarës.
Mbrojtja, restaurimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore është një prej prioriteteve të Ministrisë së Kulturës, thuhet në njoftimin e Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /2LONLINE/