Dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sportit janë nënshkruar sot mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) me dy Komitetet, atë Olimpik dhe Paralimpik të Kosovës.
Në takimin ku u pritën nga zëvendësministrja e sportit, Daulina Osmani, u bisedua për zhvillimin e aktiviteteve të komiteteve përgjatë vitit 2023.
Masovizimi i sportit, organizimi dhe pjesëmarrja në gara, reprezentimi i shtetit dhe ngritja e kapaciteteve aministrative janë disa nga aktivitetet e dy organizatave kyçe në vendin tonë, thuhet në njoftimin e MKRS-së. /2LONLINE/