Misioni i OSBE-së ka përkrahur punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), me një trajnim të avancuar për taktika mbrojtëse.
Njëmbëdhjetë (11) zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës përfunduan këtë trajnim i cili u mbajt në hapësirat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Përmes këtij trajnimi është arritur ngritja e kapaciteteve operative dhe taktike e zyrtarëve të IPK për përdorimin e taktikave mbrojtëse në përputhje me standardet e fundit ndërkombëtare.
Trajnimi është mundësuar nga misioni i OSBE në Kosovë ndërsa është realizuar nga instruktori i certifikuar edhe në nivelin ndërkombëtar z.Ismet Mehmeti.