(2L ONLINE) -Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot në zyrën e tij autorin e librit “Nuk shkon veç mirë”, Blerim Misini, të cilin e ka përgëzuar për punën e tij të madhe duke i dëshiruar suksese të mëtutjeshme. Z. Misini ka falënderuar kryetarin Haziri për kujdesin që po tregon për njerëzit e kulturës dhe artit në Gjilan dhe i dhuroi zyrtarisht librin e tij.