Sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku është huazuar për një sezon tek nënkampionët e Shqipërisë, Kukësi. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit shqiptar që tanimë ka zyrtarizuar Dakun.
Reprezentuesi i Kosovës synon që te Kukësi të rikthejë formën e vjetër dhe të dalë përsëri në arenën evropiane.
Njoftimi i Kukësit:
Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin kroat të Osijek për futbollistin Mirlind Daku.
Shtatlarti vjen në formë huazimi te skuadra jonë, me të drejtë blerjen e kartonit të tij.
21-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e “Dardanëve” U-21, ka luajtur me skuadrën e Hajvalia dhe Llapit në Kosovë.
Gjithashtu, Daku është aktivizuar në shtatë ndeshje me Kosovën U-21, ku është dhe autor i dy golave.
Futbollisti i datëlindjes 1998, luan si sulmues qendre dhe sezonin e shkuar u aktivizua 15 herë për Osijekun në Kroaci, duke shënuar dy gola.