Klubi i futbollit FC Drita në shenjë falënderimi ka ndarë mirënjohje për doktorin e skuadrës, Dr Bujar Fazliu, njofton faqja zyrtare e klubit.
“Stafi ynë mjekësor, Dr Fazliu i asistuar nga fizioterapeuti i klubit, Leutrim Kërqeli dhe kolegët nga FC Ballkani ishin heronjtë e ditës, duke shpëtuar jetën e qytetarit që pësoi arrest kardiak”, thuhet tutje në njoftim.
Për gjestin human dhe profesional, FC Drita në shenjë simbolike shpërbleu me mirënjohje doktorin e klubit, duke dëshiruar që qytetari i atakuar ta ketë kaluar këtë sfidë dhe të jetë mirë me shëndet. /2LONLINE/