Duke u bazuar në të dhënat e ekipeve të mirëmbajtjes së rrugëve të kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, gjendja e auto-udhëve, rrugëve nacionale dhe rajonale është e mirë dhe të gjitha janë të qarkullueshme.
Në rajonin e Prizrenit, për shkak të ngricave gjatë natës, intervenime me kripë ka pasur në drejtimin: Prizren – Caralevë, Prizren – Prevallë, Zhur -Dragash- Restelicë.
Ndërsa, në aksin rrugor Pejë-Kuqishtë-Bogë ka pasur mbrëmë një rrëshqitje masive të dheut diku rreth orës 20:00. Ekipet e mirëmbajtjes kanë punuar vazhdimisht me makineri eskavator dhe lugë ngarkuese dhe rreth orës 23:00 është bërë hapja e rrugës, gjatë ditës së sotme vazhdohet me largimin e masës së dheut nga rruga. Duhet cekur se nga pjesa mbi 20 kilometra e tutje ka reshje të mëdha të borës. Rruga në fjalë është pastruar pa ndërprerë, duke u bërë largimi i borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës. Po ashtu në rrugët tjera të regjionit të Pejës, kishte reshje të borës e përzier me shi, por të gjitha rrugët janë kalueshme.
Në rajonin e Gjakovës, gjatë ditës dhe natës së kaluar ka pasur reshje të shiut dhe ngrica vende-vende. Një ekip i punëtorëve ka kontrolluar rrugët dhe ka intervenuar sipas nevojës të gjitha rrugët janë hapura dhe borë nuk ka.
Auto-udha R6 Hani i Elezit, si dhe auto-udha A6 Konjuh-Doganaj janë krejtësisht e lira për qarkullim.
Ndërsa në Autostradën A7, segmenti Morinë-Gjurgjicë kishte intervenime me kripë ne drejtimin Suharekë – Morinë dhe drejtimin Suharekë –Gjurgjicë.
Ne rajonet e Gjilanit, Ferizajt dhe Prishtinës, nuk ka pasur asnjë intervenim./2LONLINE.com/