Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, sot është miratuar Kurrikula Trajnuese për Qendrën Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike. Hartimi i kësaj kurrikule, e cila u miratua nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe është implementuar nga DCAF me ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë.
Ministri Maqedonci në fjalën e tij, para të pranishmëve, theksoi rëndësinë e kësaj ngjarje, duke e cilësuar si një hap mjaft të rëndësishëm për luftimin e sulmeve dhe kërcënimeve hibride, që tani është duke u përballur Kosova dhe vendet tjera të rajonit dhe më gjerë. Këto kërcënime dhe sulme tani janë edhe të përmasave globale.
Krejt në fund, ministri e falënderoi Ambasa
dën e Mbretërisë së Bashkuar, DCAF dhe gjithë përfaqësuesit e institucioneve, të cilët kanë dhënë kontribut në hartimin e Kurrikulës ku dhe ndau mirënjohje për të gjithë kontribut dhënësit, njofton FSK. /2LONLINE/