DYLON

Komandanti i FSK-së raportoi para Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Komandanti i FSK-së raportoi para Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, raportoi sot para Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjeneral Jashari informoi anëtarët e komisionit lidhur me planet, Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, zhvillimet, sfidat si dhe arritjet e FSK-së për vitin 2023.

EkoHigjiena

Gjithashtu ai iu përgjigj pyetjeve të shtruara nga deputetët lidhur me personelin, mirëqenien, prokurimet ushtarake, infrastrukturën, etj.

Gjatë këtij raportimi deputetët e komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes i rikonfirmuan Gjeneral Jasharit mbështetjen e tyre të pa rezervë në zhvillimet e FSK-së, drejt kapaciteteve të plota në përmbushje të misionit, thuhet në njoftimin e FSK-s.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.