Miqtë e paharruar izraelit i ofrojnë shtetit të porsaformuar të Kosovës siguri përmes ndihmës ushtarake si dhe ruajtjen e shëndetit nga pandemia përmes vaksinave kundër Covidit 19.
Shkruan: Sami ARIFI
-Në kohën kur shteti i Kosovës po rrezikohej nga Serbia, shteti i izraelit ofron ndihmë ushtarake, por jo vetëm kaq, ai (shteti izraelit) ofron edhe ndihmën për shëndetin e popullatës së Kosovës kundër pandemisë së Covidit 19.
-Ndihma nga e kaluara e lashtë dhe ajo e tanishme ruan miqësinë e përhershme në mes popullit izraelit dhe atij shqiptar.
-Gjeneza izraelito-shqiptare ka afërsi mijëvjeçare që nga pellazgët. Kjo afërsi vazhdon nëpër kohë për këta dy popuj të lashtë, izraelito-shqiptar, të cilët ishin të përjashtuar, nga popujt tjerë, nga e drejta e tyre për të qenë zot në atdheun e tyre.
-Intelektualët izraelit ishin zëri i parë i dëgjuar në opinionin botëror kundër holokaustit që bëri Serbia ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912-1913 të luftërave ballkanike, ku, Serbia eliminoi më se gjysmë milioni shqiptar, pa dallim moshe dhe gjinie, gra pleq e fëmijë. Ndër këta intelektual izraelit ishin:
Publicisti Leo Freundlich i cili mahnitë opinionin me “Golgotën shqiptare” mbi masakrat që kishte bërë Serbia mbi popullatën shqiptare, Milan von Sufflay profesori kroat me prejardhje izraelite, i cili botoi në gazetën austro-hungareze “Neue Presse” ku tregohet se “argumentet serbe ishin jo më shumë se propagandë politike”. Milan von Sufflay u ekzekutua nga Mbretëria Jugosllave për shkak të argumentimit se; shqiptarët ishin popull i lashtë dhe autokton në trojet e tyre, për të cilën vrasje makabër ndaj Syfflayt reagoi ashpër shkencëtari me renome botërore Albert Einstein.
-Leo Trotzki, intelektual dhe politikan i madh izraelit, pushtimin e serbëve e raporton përmes gazetës “Kievskaja Mils” se: “u shoqërua me masakra, gjenocid masiv ndaj popullatës shqiptare krejtësisht të paarmatosur, ku sipas shtypit të kohës, gjatë kësaj ofenzive humbën jetën rreth 250.000 shqiptarë në mënyrën më barbare përmes djegies për së gjalli të grave, fëmijëve, pleqve, madje edhe duke u prerë barkun grave shtatzëna me bajonetë e duke e nxjerrë fëmiun e duke e ngulitur atë në majë të bajonetës”, e shumë të tjerë izraelit që informuan opinionin mbi tragjeditë që pësuan populli ynë nga soldateska kriminale serbe.
-Për popullin izraelit nuk mungoi edhe ndihma e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore kur ata i ekzekutonte nazi-fashizmi përmes holokaustit, mbi 6 milion, në kampet e përqendrimit, ishin shqiptarët që i shpëtuan duke i futur në shtëpitë e tyre, duke i mbajtur ilegalisht me të gjitha mundësit që kishin.
-Izraelitët ndihmuan popullin shqiptar gjatë luftës së fundit në Kosovë, meqë ata ishin të inkorporuar në funksione kyçe të SHBA-ve, ishin faktor numër një për ta ndihmuar çlirimin e Kosovës përmes bombardimeve mbi caqet e soldateskës serbe të Millosheviqit.
-Hapja e ambasadës së Kosovës në shtetin e izraelit është edhe një mundësi e miqësisë së paharruar e dy popujve, njëherit është edhe ndihmë që e fuqizon shtetin e Kosovës. Në këtë kohë kur populli shqiptar, e në veçanti ai i Kosovës, po rrezikohet nga siguria dhe shëndeti, shteti i izraelit ofron ndihmë ushtarake për siguri dhe për shëndet për popullin e Kosovës kundër pandemisë Covidit 19 përmes vaksinave.
-Shteti i Kosovës tani është sovran dhe duhet të veproi si i tillë, prandaj duhet t’i bëhet e ditur Turqisë se për Kosovën marrëdhëniet me shtetin izraelit janë vitale, ashtu si edhe vetë Turqia para një kohe jo të largët kishte marrëdhënie shumë miqësore me shtetin e izraelit, prandaj Turqia duhet ta kuptoj se shtetet e pavarura ndërtojnë marrëdhënie në mes tyre konformë interesave, prandaj në këtë udhëtim sot është edhe shteti i Kosovës. /2LONLINE.com/