DYLON

342 TË SHËRUAR DHE 704 RASTE ME COVID-19!

342 TË SHËRUAR DHE 704 RASTE ME COVID-19!
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Pejë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (56 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (71 vjeç).

EkoHigjiena

Numri total i rasteve pozitive është 79.793 raste nga 370.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.736 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 66.321 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.736.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 265 raste, Prizren 64 raste, Pejë 44 raste, Mitrovicë 43 raste, Gjilan 37 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Gjakovë 31 raste, Podujevë 25 raste, Obiliq 24 raste, Kamenicë 20 raste, Skenderaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 9 raste, Klinë 8 raste, Istog 7 raste, Rahovec 7 raste, Shtime 7 raste, Drenas 4 raste, Viti 4 raste, Dragash 3 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Graçanicë 2 raste, Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan dhe Novobërdë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.