Miqësorja në Prishtinë mes kampionit të Kosovës, Feronikelit dhe gjigantit Italian, Milano solli spektakël dhe ndeshje të nivelit të lartë futbollistik për nga organizimi.
Milani qëndroi për 12 orë në Kosovë, fitoi 2-0 dhe dhuroi shumë dashuri për fansat e Milanos në Kosovë dhe jo vetëm.
Ajo që ra në sy ishte numri i vogël i tifozëve, gjë që u raportua se ishte cmimi i lartë i biletës ai që largoi tifozët kosovarë.
Në anën tjetër, tifozët besnikë të klubit kuq e zi Milanos bënë pritje solemne të klubit në rrugët e Prishtinës, gjersa u panë të organizuar edhe në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja u zhvillua pa ndonjë incident, gjersa pjesëmarrës në fushë ishin të gjithë futbollistët eminent të skuadrave dhe në tribina gjithashtu, si nga kosovarët ashtu edhe nga përfaqësuesit dhe legjendat e klubit italian.