Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia Për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë ( ARBK), nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Doganën e Kosovës, për sigurimin e të dhënave dhe qasjen online nga ana e Doganës në të dhënat e Shoqërive Tregtare nga regjistri zyrtar i bizneseve në ARBK.
Nënshkrimi i memorandumit u realizua në ambientet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nga znj. Lebibe Haliti në cilësinë e zv. Drejtores së Përgjithshme të ARBK-së, dhe z. Agron Llugaliu, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës.
Sigurimi i të dhënave nga ARBK, do të ndihmojë Doganën e Kosovës në veçanti gjatë procesit të hetimit dhe luftimit të aktiviteteve të paligjshme, si dhe do të ndikojë dukshëm në fuqizimin dhe lehtësimin e mëtutjeshëm të koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institucional. /2LONLINE/