Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu me bashkëpunëtorë, kanë pritur sot Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin dhe AnnaCarin Platon – shefe e seksionit për politika në zyrë e BE-së në Kosovë.
Kjo vizitë, u bë me rastin e përfundimit të projektit për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë. Fillimisht ata kanë vizituar shkollën “Bafti Haxhiu”, ku është në realizim projekti që investohet nga Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, me mbështetje financiare të Zyrës së BE-së në Kosovë, Bankës Botërore dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, që kap vlerën mbi 100 mijë euro.
Zv, kryetari Aliu ka vlerësuar projektin e masave të efiçiencës, duke theksuar se megjithatë ka shumë për tu bërë ne kete drejtim. Ai tha se pos shkollës Bafti Haxhiu” në Viti, kanë qenë të përfshira edhe tri shkolla të tjera më herët të cilat po realizojnë këtë program. Kurse ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, tha se është kënaqësi të jem sot këtu. “Shkolla që po e përurojmë sot është një nga 80 objektet të cilat po bëhen me mbështetje të BE-së dhe Qeverisë së Kosovës. Tash i kemi parë rezultatet për së afërmi dhe të gjithë akterët, ju si komunë dhe shkollave është krijuar një urë bashkëpunimi dhe besoj që kjo do të vazhdoj të ndiqet edhe nga komunat tjera, tha Rizvanolli.
Renovimet të cilat janë bërë në këtë shkollë në kuadër të këtij projekti, përfshijnë izolimin termik të jashtëm, zëvendësimin e dritareve të vjetra me të reja, instalimin e kaldajës së re me pelet dhe vendosjen e ndriçimit të ri LED. Përfitues direkt të këtij investimi janë 1260 nxënës dhe mësimdhënës të kësaj shkolle. /2LONLINE/