DYLON

Të shtunën përurohet libri i parë me poezi i Hevzi Mustafës

Të shtunën përurohet libri i parë me poezi i Hevzi Mustafës
Avatar photo Redaksia

Në prag të Ditët Botërore të Poezisë

PËRUROHET LIBRI I PARË ME POEZI I HEVZI MUSTAFËS

EkoHigjiena

Këtë të shtunë, më 18 mars 2023, ora 12:00, në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan, përurorhet libri i parë me poezi i poetit gjilanas, Hevzi Mustafa.

Përurimi i librit “DHEMBJA MBAN EMRIN TËND”, ndodh në prag të 20 marsit – Ditës Botërore të Poezisë dhe organizohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu”.

Për vlerat e poezisë së këtij libri pritet të flasin , përveç stafit ë Shtëpisë botuese “Beqir Musliu”, edhe Muhamet Halili, Kaltrinë Berisha, Etnore Arifi si dhe Liridonë Mehmeti e cila do ta moderojë këtë takim letrar.

Organizatori fton poetë e artdashës që të jenë të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme letrare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.