Në kuadër të vizitës studimore, një delegacion nga Republika e Shqipërisë, e kryesuar nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Romina Kuko, u pritën sot nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Bashkëpunim me rezultate të larta është cilësuar marrëdhënia ndërmjet dy Ministrive, duke marrë shkas nga vullneti i shprehur në ndihmë dhe asistencë veçmas në kuadër të shërbimeve korrektuese, strukturimit dhe organizimit të praktikave më të mira të shkëmbyera nga të dy institucionet respektive.
Në kuadër të zotimit të marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e fundit të të dy qeverive, së fundmi janë krijuar ekipet negociatore të cilët po punojnë në përkufizimin e plotë të marrëveshjeve të cilat kanë për qëllim barazvlefshmërinë për qytetarët e të dy republikave, në disa segmente në çështjet e drejtësisë.
Entuziazmi për bashkëpunim është dhe mbetet i shprehur, dhe me përkushtim të plotë do të vijojë edhe në vazhdim. /2LONLINE/