DYLON

Tejkalohet ngërçi në Kuvendin e Gjilanit, KPF dakordohet për rendin e punës më 27 tetor

Tejkalohet ngërçi në Kuvendin e Gjilanit, KPF dakordohet për rendin e punës më 27 tetor
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në mbledhjen e sotme, ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend raportin financiar janar-shtator 2022, draft-vendimin për caktimin e normave tatimore në pronat e paluajtshme për vitin 2023 si dhe propozim-vendimin për disa ndryshime dhe plotësime në KKSB.

Fillimisht, Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit Komunal e ka ftuar opozitën për bashkëpunim dhe koordinim, në mënyrë që të tejkalohet situata e krijuar, e cila e ka sjellë Kuvendin në një ngërç politik, duke nënvizuar se mbarëvajtja e punës në vendimmarrjen komunale, është interes i qytetarëve.

EkoHigjiena

Opozita (LDK-AAK), e cila e ka shumicën në KPF, ka kërkuar të vazhdohet me seancën e tetë, duke insistuar se nuk mund të thirret seancë e re pa përfunduar ajo paraprake, e cila ishte ndërprerë për mungesë kuorumi.

Pas një konsultimi të përbashkët, KPF u dakordua që seanca e ardhshme e Kuvendit të mbahet më 27 tetor dhe të fillojë me pikat e seancës së tetë, për të vazhduar tutje me pikat e seancës së dhjetë.

Përndryshe, më 27 tetor, në rend dite do të jenë: Kërkesa nga Policia e Kosovës për dhënien në shfrytëzim të objektit të ish QKM-së (pa rekomandim të KPF), raporti i punës i Kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2022, raporti i punës për vitin 2021 i Komisionit Komunal të aksionarëve në KRM “Higjiena”, NPL “Stacioni i Autobusëve” dhe “Tregu”, propozim vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit komunal të aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve”, “Tregu” dhe KRM “Ecohigjiena”, propozim vendimi për shpalljen e interesit publik për pjesën e parcelës nr.309-0 ZK Stublinë, propozim vendimi për themelimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillave lokale, informata për korrje-shirjet, informata e Komisionit për ndarjen e bursave, raporti financiar janar-shtator 2022, propozim vendimi për caktimin e normave tatimore në pronën e paluajtshme për vitin 2023, propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01.Nr.016-55950 të dt.26.05.2022 për themelimin e KKSB, të gjitha këto si rekomandime të Komitetit për Politikë dhe Financa, nga tri takime të tij radhazi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.